E Diel, 1 Nëntor 2026

Portugali Parlamenti pritet te hedhe poshte paketen per shkurtimin e shpenzimeve

Parlamenti i Portugalise duket se do ta hedhe poshte nje pakete te re masash qeveritare qe synojne te shmangin nevojen per nje ndihme financiare nderkombetare per ekonomine e vendit.

Partite e opozites ne Portugali kane thene se i kundershtojne masat qe qeveria socialiste ka ne plan ti hedhe ne vote sot ne Parlament. Socilistet kane 97 nga 230 vendet e Parlamentit dhe kane nevoje per te pakten 116 vota ne menyre qe plani te miratohet.

Kryeministri portugez Hoze Sokrates ka thene se nuk do te jete me ne gjendje ta drejtoje vendin nese ligjvenesit e hedhin poshte paketen qe perfshin shkurtime te metejshme ne shpenzimet qeveritare.

Qeveria portugeze ka thene se masat jane te nevojshme per pakesimin e deficitit te madh buxhetor dhe per te mos lejuar qe Portugalia te behet vendi i 3-te i BE-se qe kerkon nje pakete ndihmash pas Greqise dhe Irlandes.

Partia Socialdemokrate ne opozite po ashtu ka bere thirrje per pakesimin e borxhit te Portugalise por thote se plani i qeverise ka masa ekstreme. Socialdemokratet udheheqin anketat dhe kerkojne mbajtjen e zgjedhjeve te parakoheshme.

Punonjesit portugeze te hekurudhave u hodhen sot ne greve kunder shkurtimit te pagave nje mase qe tashme eshte zbatuar.

Greva shkaktoi nderprerje te sherbimit hekurudhor ne vend. eshtja e borxheve te ekonomive te dobeta evropiane pritet te jete ne rendin e dites te takimeve te Bashkimit Evropian neser ne Bruksel.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›