E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama i jep fund vizites ne Ameriken Latine

Presidenti Barak Obama po kthehet ne Shtetet e Bashkuara ndersa vazhdon te preokupohet me krizen ne Libi.

Zoti Obama u largua disa ore me pare nga cishte parashikuar nga El Salvadori duke menjanuar nje turne ne rrenojat e lashta te Majave per tu perqendruar ne sulmet ajrore te koalicionit te hartuara per te mbrojtur civilet libian.

Ne nje interviste te transmetuar sot nga televizioni ne gjuhen spanjolle Univision zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara do te fillojne te terhiqen nga roli i tyre drejtues ne perpjekjet nderkombetare ne Libi. Ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk do te dergojne trupa tokesore ne Libi per ti dhene fund dhunes.

Zoti Obama i tha rrjetit CNN se shpreson se sulmet ajrore do tu japin kryengritesve libiane shansin per tu organizuar.

Presidenti eshte kritikuar qe u largua nga Shtetet e Bashkuara para se te fillonin sulmet ajrore te koalicionit. Sulmet kane hyre tani ne diten e peste. Anetaret e kongresit e kane kritikuar gjithashtu ate qe nuk kerkoi autorizim para se te ndermerrte vendimin per operacionet ushtarake.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›