E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forlan para Ronaldos, numri nje ne bote

Dego Forlan ka luajtur me pare me Indipedenten, Mancester Junajtid, Vilarealin dhe tani eshte lojtar i Atletikos se Madridit. Ka shenuar 28 gola ne kete sezon. Nje organizate e statistikave, e njohur ne bote, "Frbl", e cileson uruguajinin si sulmuesin me te mire ne bote, ne baze te dhenave aktuale. Madje ai eshte edhe me i mire se Kristiano Ronaldo, Lionel Mkiesi, Eto, Ibrahimovic dhe sulmues te tjere te ketij kalibri. Sikur ndonjeri prej tyre te luante tek Atletiko e Madridit dhe Forlan te ishte pjese e ekipeve ku lojtaret e medhenj aktivizohen ne kete sezon, uruguaiani do te kishte te dhena me te mira. Por cudi eshte fakti se emri i tij nuk lakohet ne merkato, edhe pse statistikat japin te dhena te mjaftueshme, per klasin e tij. Sipas klasifikimit te fundit, jane marre ne konsiderate 23 kampionatet me te mira ne bote dhe Forlan eshte lojtari me i mire i botes, me 246.42. Pas tij vjen, Kristiano Ronaldo 227.16 dhe i treti Mesi (193.39), Ksavi (179.45), Zherard (174.05) dhe Eto me (196.85). Forlan eshte 30 vjec dhe ka nje pasaport spanjolle.

Kroati i pankines shqiptare do te nis me ndryshimet, pas shpalljes se listes

Kuzhe premton reforma, Duka ne pritje te rezultateve konkrete

Josip Kuzhe eshte emeruar zyrtarisht dy dite me pare, ne krye te kombetares sone, duke zene vendin bosh qe la trajneri holandez Ari Han, pas shkarkimit. Ish trajneri i Dinamos se Zagrebit siguroi pas emerimit, se eshte ekipi i duhur qe ai te tregoje veten e tij. 56-vjecari nga Kroacia, qe me pare ka drejtuar edhe kombetaren e Ruandes, firmosi nje kontrate 1-vjecare me te drejte rinovimi, per eliminatoret e "Euro 2012". Shqiperia ndodhet ne vend te parafundit ne eliminatoret e Kupes se Botes, por do te jete nje tjeter trajner qe do t'i drejtoje dhe qe mori si mision, qe te ndertoje ekipin, per nje sukses te mundshin ne kompeticionin tjeter nderkombetar. Kuzhe do ta rinovoje kontraten, me pelqimin e FSHF-se, pasi te kete dhene ndonje prove te qarte, se puna e tij eshte premtuese per nje sukses te mundshem, te cilin e enderrojne tifozet tane prej kohesh. "Trajneri i ri do te punoje me ekipin, per te afruar lojtare te rinj dhe te perspektives. Deshirojme qe te paraqitemi sa me mire ne ndeshjet e mbetura kualifikuese, por rezultati nuk do te kete efekt per te ardhmen e trajnerit te ri", - theksoi Duka. Presidenti i FSHF-se eshte shprehur i vendosur per kandidaturen e perzgjedhur ne krye te FSHF-se, se ai do te kete kohen e nevojshme qe te ndryshoje fizionomine e ekipit, per te sjelle lojtare te rinj qe do te mund te perfaqesojne me dinjitet ngjyrat e kombetares, ne "Euro 2012". Kuzhe me kete rast shtoi: "Premtoj se do ta rinovoj ekipin kombetar te Shqiperise dhe se shume shpejt, do te afroj lojtare te rinj dhe te talentuar". Trajneri i kombetares shqiptare do te kete nje prove te veshtire me 6 qershor, ndaj Portugalise. Por rezultati i ketij takimi nuk do te kete asnje rendesi me shume, se loja qe do te zhvillojne kuqezinjte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›