Zgjedhjet, vendosen kamerat
Tiranë - Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, ishte i pranishëm sot në Vendin e Numërimit të Votave (VNV), e cila është vendosur në palestrën e shkollës "Hasan Prishtina", Tiranë. Në këtë VNV është vënë në funksionim të plotë sistemi i kamerave për monitorimin e procesit të numërimit të votave.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve konfirmoi se në 66 VNV-të në mbarë vendin ka filluar montimi i teknologjisë për numërimin e votave, një projekt që ka kushtuar më pak se 1.5 milionë euro. Një sistem kamerash i instaluar në palestrën e Shkollës "Hasan Prishtina", në kryeqytet, paraqet pamje të qarta nga 5 tavolinat e vendosura në sallë për numërimin e votave. Ndërsa në ekrane të posaçme televizive, vëzhguesit kanë mundësi të ndjekin fletë pas flete mënyrën e votimit.
Të gjitha pamjet e përftuara nga kamera qendrore 360 gradë, do të ndiqen online nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, dhe kështu mund të mbahen nën kontroll 66 VNV-të në gjithë Shqipërinë. Sipas Kreut të KQZ-së, ky projekt siguron një transparencë maksimale, si dhe bën të mundur marrjen në kohë të rezultateve nga të 66 Vendet e Numërimit të Votave.
"Nga ana tjetër, në çdo VNV do të sigurohet një vend i mjaftueshëm për vëzhguesit të cilët do të mund të ndjekin nëpërmjet ekranit, mënyrën se si është votuar. Nga ana tjetër ata do të jenë shumë afër edhe me anëtarët e grupit të numërimit të votave", sqaroi Ristani.
Kryetari i KQZ-së informoi se deri tani janë montuar disa Vende të Numërimit të Votave në Tiranë, Elbasan dhe Librazhd.