Portugalia njeh Kosoven
Portugalia njeh zyrtarisht pavaresine e Kosoves. Lajmi u njoftua nga ministri i Jashtem portugez, Luis Amado. “Eshte ne interesin e Portugalise te njohe zyrtarisht Kosoven”, deklaroi Amado ne Komisionin per Marredheniet me Jashte te Asamblese Kombetare. Portugalia behet keshtu zyrtarisht vendi i 48 qe e njeh Kosoven.
Njohja behet vetem nje dite para Asamblese se OKB qe do te votoje kerkesen serbe per shqyrtimin e ligjshmerise se pavaresise se Kosoves ne Gjykaten Nderkombetare. Pritet shume shpejt qe Mali i Zi te njohe Kosoven, pikerisht para dites kur te diskutohet nisma serbe. Presidenti i Malit te Zi Filip Vujanovic tha se vendimi per njohjen e Kosoves eshte ne interes te Malit te Zi per t’u bere anetar i BE dhe NATO-s. Pak dite me pare sekretarja amerikane e shtetit Kondoleza Rajs i beri thirrje Maqedonise, Portugalise dhe Malit te Zi ta njihnin shpejt Kosoven.