Vrasje ne Lezhe
Nje 80 vjecar ka vrare gruan tij, por ende nuk dihen motivet. Rrok Pjetri i cili prej nje viti kerkohej nga policia, dyshohet se ka qelluar mbi te shoqen. Ngjarja, sipas variantit qe jep policia ndodhi dje pasdite ne Dajc te Lezhes. Sipas unifomrave blu,80 vjecari ka shtene mbi te shoqen kur shtepia e tij ishte e rrethuar nga forcat e policise qe kerkonin ta arrestonin ate si person ne kerkim. Policia njofton se s’ka motiv per kete vrasje, por nga ekspertet jane hedhur dy pista kryesore. Vrasja mund te jete bere pa dashje, ose i kerkuari eshte munduar qe te kercenoje forcat blu. Gjithsesi, vrasja ngelet per tu zbardhur, pasi gjate shkembimit te zjarrit, viktima mund te kete marre plumba te qitura nga armet e policise. 80 vjecari Rrok Pjetri, prej nje viti qendronte i fshehur, pasi kishte vrare bashkefshatarin e tij Lazer Toma.