Tajlandë, policia shpërndan turmën, 85 të plagosur

Rreth 85 persona kanë mbetur të plagosur në Bankok, gjatë një proteste para parlamentit, ku policia u përpoq të shpërndante turmën me forcë.
Nëntë prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.
Forcat e rendit kanë hedhur edhe gaz lotsjellës kundër demonstruesve, duke sqaruar më pas se u detyruan qe te shperndanin turmën me forcë.
Kjo pasi, turma tentoi të ndalonte kryeministrin e ri tajlandez, Somchai Wongsawat, që të mbante fjalimin e parë.