E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poshtërimet e zbresin përfaqësuesen 11 vende poshtë

Tiranë - Dy humbjet e fundit, kundër Hungarisë dhe Danimarkës, kanë rezultuar negativisht për kombëtaren shqiptare edhe në renditjen e FIFA-s. Përfaqësuesja jonë ka zbritur 11 vende më poshtë, duke u pozicionuar në vendin e 91-të, nga vendi i 80-të që ishte në renditjen e publikuar në muajin mars.

Arsyet kryesore të kësaj rënie drastike pa as më të voglin dyshim janë dy poshtërimet që pësoi skuadra e drejtuar nga Ari Han, 0-1 me Hungarinë përpara tifozëve të tyre, dhe shkatërrimi 0-3 që pësoi në transfertën e Danimarkës.

Ky është pozicionimi më i ulët i Shqipërisë që nga shtatori i vitit të kaluar, kur gjendej në vendin e 102-të në renditjen e FIFA-s.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›