E Diel, 1 Nëntor 2026

Çelsi çudit Evropën duke mposhtur jashtë Liverpulin

Londër - Çelsi arriti të marrë mbrëmë një fitore të paparashikuar 3-1 në transferten e Liverpulit. Fitorja e skuadrës së Gus Hidink çudit gjithë opinionin evropian, pasi një rezultat të tillë as tifozët më fanatikë të kësaj skuadre nuk e kishin parashikuar. Me këtë rezultat Çelsi do të presë i qetë në “Stamford Bridge” ekipin e Rafa Benitezit për ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet ditën e martë.

Vendasit e Liverpulit ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të të përhershmit Fernando Torres në minutën e 6-të. Londinezët do ta gjenin barazimin në minutën e 39-të me anë të Ivanoviçit. Me rezultatin 1-1 u mbyll edhe pjesa e parë e takimit.

Pjesa e dytë do të fliste e gjitha për skuadrën e Çelsit, e cila arrin të shënojë edhe dy herë të tjera. Golin e dytë e shënon sërish Ivanoviç në minutën e 17-të. Didier Drogba shënon golin e tretë në minutën e 22-të të kësaj pjese, pa e marrë ende veten Liverpuli nga pësimi i golit të dytë.

Më poshtë do të paraqesim të dhënat e këtij takimi. Bashkangjitur me emrat e futbollistëve do të jenë edhe notat e tyre të vendosura nga specialistët e “Mediasetit”.

LIVERPOOL - CHELSEA 1-3

Liverpool (4-2-3-1): Reina 5,5; Arbeloa 6, Carragher 6, Skrtel 5,5, Fabio Aurelio 4 (28'pII Dossena sv); Lucas Leiva 5(34' pII Babel s.v), Xabi Alonso 5; Kuyt 5,5, Gerrard 5, Riera 5 (22' pII Benayoun 5,5); Torres 6,5.
Në stol: Cavalieri, Agger, Hyppia, N'Gog.
Trajner: Benitez

Chelsea (4-3-3): Cech 6,5; Ivanovic 7, Terry 6,5, Alex 6, A.Cole 6; Ballack 6,5, Essien 6, Lampard 6,5; Kalou 6, Drogba 7 (34' pII Anelka s.v.), Malouda 6,5.
Në stol: Hilario, Belletti, Carvalho, Mancienne, Mikel, Deco.
Trajner: Hiddink.

Gjyqtar: Bo Larsen (DAN)

Shënues: 6'pt Torres (L), 39' pI Ivanovic (C), 17' pII Ivanovic (C), 22'pII Drogba (C)

Të verdhë: 29' pI Kalou (C), 16' pII Terry (C), 29' pII Fabio Aurelio (L)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›