E Diel, 1 Nëntor 2026

Barcelona shpalos edhe një herë kalibrin përballë Bajernit

Barcelonë - Barcelona shpalosi edhe një herë madhështinë e saj përpara sportdashësve evropianë me fitoren e thellë 4-0 që arriti mbrëmë përballë Bajernit të Mynihut.

Katalanasit e drejtuar nga Pep Guardiola me këtë fitore hedhin një hap thuajse të sigurte për në gjysmëfinale. Ndeshja e kthimit, e cila do të zhvillohet të martën në Mynih, pritet të jetë thjesht një formalitet, pasi bavarezëve i duhet një fitore me një diferencë prej pesë golash për të kaluar më tej.

Serinë e golave të Barcelonës do ta hapte Lionel Mesi në minutën e 8-të pas një aksioni perfekt. Vetëm katër minuta më vonë është Samuel Eto që përshëndet për herë të dytë portën gjermane.

Goli i tretë do të vinte sërish nga djaloshi argjentinas Lionel Mesi. Mbrëmjes së “Kamp Nout” nuk kishte sesi t’i mungonte Tierri Henri, i cili bëhet protagonist me golin e katërt në minutën e 43-të.

Më poshtë do të paraqesim të dhënat e takimit të mbrëmshëm. Bashkangjitur me emrat e futbollistëve do të jenë të shënuara edhe notat e tyre të vendosura nga specialistët e “Mediaset”.

Barcellona - Bayern Monaco 4-0

Barcellona (4-3-3): Valdes 6; Puyol 6,5, Piquè 6, Marquez 6, Daniel Alves 6,5; Iniesta 6,5, Toure 6 (36' pII Busquets sv), Xavi 7; Henry 7 (29' pII Keita 6), Eto'o 7,5 (45' pII Krkic sv), Messi 8.
Në stol: Pinto, Sylvinho, Caceres, Gudjohnsen.
Trajner: Guardiola.

Bayern Munchen (4-5-1): Butt 5,5; Oddo 5, Breno 4,5, Demichelis 5, Lell 4,5; Altintop 5 (1' pII Ottl 5,5), Schweinsteiger 5, Zé Roberto 5 (32' pII Sosa 5,5), Van Bommel 6, Ribery 6; Toni 5.
Në stol: Rensing, Lahm, Badstuber, Boroëski, Podolski.
Trajner: Klinsmann

Gjyqtar: Webb (Ang)

Shënues: 8' Messi (Bar), 12' Eto'o (Bar), 38' Messi (Bar), 43' Henry (Bar)

Të verdhë: 17' Messi (Bar), 3' pII Lell (Bay), 13' pII Demichelis (Bay), 46' pII Marquez (Bar)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›