E Shtunë, 31 Tetor 2026

Posselt: Pesë vendet e BE të njohin Kosovën!

Gjatë punimeve në Konferencën me temë “Ballkani Drejt Integrimit Evropian”, që po zhvillohet në Bruksel, eurodeputeti gjerman, Bernd Posselt MEP, duke u ndalur te integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor, theksoi se është shumë e rëndësishme që pesë vendet e mbetura të BE-së të njohin pavarësinë e Kosovës.

“Kjo është e rëndësishme, jo vetëm për Kosovën, por edhe për të ardhmen e BE-së. Duhet të punohet edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën”, u shpreh eurodeputeti Posselt, transmeton Balkanweb.

Eurodeputeti gjerman, Posselt dhe partia e tij edhe më parë ka qenë i zëshëm në miratimin e Rezolutave të favorshme, në dobi të shtetit të Kosovës, në Parlamentin Evropian. “Në mbështetje më e madhe për Kosovën është në interes të vetë Evropës”, ka thënë ai para disa ditësh në një seancë të Parlamentit Evropian.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›