E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrjeta mbi Qeveri

Burime të Gazetës Express kanë thënë se shumë shpejt pritet arrestimi i së paku katër zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës. Bëhet fjalë për Ministra dhe së paku një Zëvendëskryeministër. Mbi ta rëndojnë dyshime të rënda për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

Së paku katër zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës pritet t’iu vendosen prangat në duar ditëve të ardhshme, nën dyshime të mëdha për përfshirje në korrupsion dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

Burime të Gazetës Express, të afërta me Prokurorinë Speciale të Kosovës, kanë thënë se ky mekanizëm që përbëhet nga prokurorë europianë dhe kosovarë, është në përfundim e sipër të procedurave të nevojshme ligjore para lëshimit të fletarrestimeve për këta zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

“Ne presim që ditëve të ardhshme të arrestohen këta zyrtarë”, ka thënë një prokuror ndërkombëtar për Express, të mërkurën.

“Bëhet fjalë për ministra. Por, së paku njëri nga ta mban post të Zëvendëskryeministrit”, ka shtuar burimi i gazetës.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›