E Shtunë, 31 Tetor 2026

Post Berluskoni, deklaratat shokuese ndër vite të Kavalierit

Share

Silvio Berluskoni, i cili u dorëhoq si kryeministër një ditë më parë pasi qeverisi politikën italiane për 17 vite, me një miks talenti politik dhe vesesh, kishte dhe një sens humori që jo pak herë i ka hapur telashe. Më poshtë janë disa prej deklaratave të tij të paharrueshme:

Nëntor 2011: Berluskoni komenton mbi gjendjen e ekonomisë italiane: Jeta në Itali është një jetë e një vendi me mirëqënie. Ne shohim se në çdo rast, konsumi nuk ka rënë, restorantet janë plot. Kemi problem prenotimin e vendeve në avionë, zonat e pushimit janë rezervuar tërësisht. Unë mendoj se po të shkoni në Itali, nuk gjen asgjë që të japë përshtypjen e një krize serioze.

Tetor 2011: Duke folur për partinë e tij para deputetëve në parlament, Berluskoni sugjeron që partia e tij në pushtet PDL, ta riemërtojë veten Forza Gnocca!, duke bërë një lojë fjalësh me origjinalin Forza Italia, duke përdorur një zhargon që i referohet organeve gjenitale femërore.

Nëntor 2010: Si gjithmonë, unë punoj pa ndërprerje dhe pse herë pas here ndodh që shoh ndonjë vajzë të bukur. Por është më mirë të pëlqej vajzat e bukura sesa të jem homoseksual,” tha ai gjatë një takimi me industrinë e motorëve në Milano.

Prill 2009: Gjatë një vizite tek të mbijetuarit e një tërmeti në rajonin Abruzzo, të cilët ishin duke qëndruar në tendat e urgjencës, Berluskoni thotë: Ata duhet ta shohin këtë sikur po kalojnë një fundjavë në kamping.

Nëntor 2008: Berluskoni përkufizon Barak Obamen si “i pashëm, i ri dhe gjithashtu i nxirë , pasi ai ishte zgjedhur si presidenti i parë me ngjyrë i SHBA.

Shkurt 2006: Unë jam Jezus Krishti i politikës, tha Berluskoni para mbështetësve. Unë jam një viktimë pacient, sakrifikoj veten për të gjithë.

Shkurt 2006: “Vetëm Napoleoni ka bërë më shumë nga sa kam bërë unë, tha ai në një emision televiziv, “por unë jam në mënyrë përfundimtare më i gjatë se ai.

Janar 2006: Berluskoni premton se do të heqë dora  nga seksi deri në zgjedhjet e ardhshme. Faleminderit atë Massimiliano, i tha ai priftit që i kërkoi që të mbronte vlerat e familjes. “Do përpiqem që të mos u zhgënjej dhe u premtoj që deri në 9 prill, nuk do të bëj seks”.

Qershor 2005: Berluskoni thotë se ka përdorur sharmin e tij për të bindur presidenten finlandeze, Tarja Halonen, për një vendim. Përdora të gjithë aftësinë time prej playboy, edhe pse kisha shumë kohë pa i përdorur,” tha ai. Kjo solli edhe një notë proteste të ambasadorit finlandez.

Shtator 2004: Musolini nuk ka vrarë asnjëherë ndokënd. Musolini i dërgonte njerëzit me pushime në ekzil, i tha Berluskoni një gazete britanike.

Korrik 2003: Zoti Shulc, kam marrë vesh që në Itali është një njeri që po bën një film për kampet naziste të përqëndrimit. Do ju këshilloja juve rolin e kapos. Do të ishit perfekt i tha Berluskoni eurodeputetit gjerman Martin Shulc.

Shkurt 2002: Gjatë fotografisë familjare në fund të samitit të Bashkimit Evropian në Spanjë, Berluskoni ngre dy gishtat pas kokës së ministrit të Jashtëm spanjoll, Jozep Pike, një veprim që e nxirrte atë një brinjar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›