Libri, Ymeri: Qeveria mbështetje minimale
Sot në orën 11:00, u mbajt konferenca përmbyllëse e panairit të Librit Tirana 2011 që u zhvillua në datat 9-13 nëntor në Pallatin e Kongreseve. Petrit Ymeri, kreu i Shoqatës së Botuesve u shpreh se panairi i këtij vitit solli një koncept të ri.
Ai theksoi se mediatizimi i disa botimeve duke ui referuar librave të gazetarëve dhe politikanëve të njohur në vend i bënë mirë dhe keq panairit.
Ymeri nuk pranoi të bëjë të ditur shifra të shitjeve dhe madje në këtë prizëm ai ironizoi me lajmet e përcjella. Kur fola me një autor para dy ditësh në darkë më tha se kishte shitur 5 mijë kopje ndërsa kur shoh në gazetë thuhej 10 mijë kopje, tha kreu i shoqatës së botuesve i cili tregoi se bëhej fjalë për librin e Ben Blushit Shqipëria. ”Statistikat janë të rëndësishme por nuk duhet ti bëjnë botuesit se do jenë subjektive, tha ai.
Në fund Ymeri theksoi se mbështetje Ministrisë së Kulturës për këtë panair ka qenë minimale. Mbështetje minimale por ne e vlerësojmë duke para vështirësitë që ka sistemi buxhetor, u shpreh Petrit Ymeri.