E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhoranca dhe opozita, pakt për ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore

Konferenca e Kryetarëve

Mazhoranca dhe opozita kanë arritur një marrëveshje për ngritjen e tre komisioneve parlamentare. Kjo është arritur gjatë mbledhjes sotme të kryetarëve zhvilluar në kryesinë e Kuvendit.

PD dhe PS kanë rënë dakord për ngritjen e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Të dy kampet politike do të kenë nga pesë anëtarë në përbërjen e komisionit.

Gjithashtu, është rënë dakord për ngritjen e Komisionit për Reformimin e institucionit të Kuvendit dhe një tjetër komisioni brenda Komisionit të Ligjeve që do të punojë për hartimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar për miratim.

Ngritja e këtyre komisioneve parlamentare ishin pjesë e kushteve të opozitës për të nisur bashkëpunimin me mazhorancë. Në seancën e ardhshme parlamentare pritet që deputetët të votojnë edhe formalisht për ngritjen e këtyre komisioneve.

Në pikat e PS, për të cilat dy partitë kryesore kanë rënë dakord parashikohet që:

1- Komision të përbashkët parlamentar ad-hoc për të miratuar brenda muajit dhjetor reformën institucionale të Parlamentit.

2-Marrëveshje dypalëshe përfundimin e Reformës Zgjedhore brenda marsit të 2012, bazuar në rekomandimet e fundit të ODIHR.

3- Të ngarkojmë Komisionin e Ligjeve që brenda këtij sesioni të legjislaturës, të trajtojë në bashkëpunim me një grup ad-hoc, konstitucionalistësh, me ekspertë vendas e të huaj dhe grupet e interesit, çdo çështje që kërkon 3/5 e votave. Do të votojmë çdo produkt të këtij procesi.

Redaksia OnLine
Florenc Stafa

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›