Post Golden globe
Hollivudi ka qenë i gatshëm të festojë pas ndarjes së cmimeve Golden Globe për vitin 2013, me një numër të madh festash të organizuara për protagonistët e ceremonisë. Ata që kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit kanë qenë Salam Hajek, Xhenifer Lopez, Xhodi Foster, Paf Dedi dhe Deniel Kreig. Por para festimeve ata që kanë marrë statujat e vogla me vete kanë rrëfyer emocionet, kësaj here prapa skene. Deniel Dej Ljuis, Hug Xhekmen dhe En Hetuej kanë folur më tepër për rolet se sa për famën që ata i sollën.
"Ne shkojmë brenda këtyre personazheve dhe përpiqemi të krijojmë një botë për veten tonë dhe brenda asaj bote përpiqemi të krijojmë një kuptim për jetën që shprehim në këtë botë. Për mua vetëm kjo është kënaqësia e punës që vëj. Dhe ajo që është cmenduri më vete është pikërisht kapërcimi nga karakteri në botën reale.
“Ajo që përfaqëson Zhan Valzhon për mua është që ndoshta ai është karakteri më I madh letrar I të gjitha kohërave dhe një nga personazhet më të mëdhenj që është vënë ndonjëherë në skenë. Është e rrallë të luash rolin e një njeriu që ti e sheh nga ky këndvështrim.
"Më ka pëlqyer shfaqja që kur isha tetë vjec, dhe ka qenë atëherë që e kam parë nënën time të luant atë rol. Dukej si një sfidë e mahnitshme që të përshkruaje për 15 minuta në ekran shkatërrimin e një shpirti. Kjo shfaqje është e rëndësishme për shumë njerëz dhe do isha mjaftuar dhe me një pjesë më të vogël, vetëm që të isha pjesë e gjithë kësaj.
Filmi Argo, që fitoi si filmi më I mirë dramatij në ceremoninë e 70 të Golden Globe tregon historinë e një iraniani të marrë peng. Regjizori I këtij filmi, aktori Ben Aflek fitoi vetëm tre ditë pasi dështoi të merrte ndonjë emërim për cmimet Oskar në të njëjtën kategori.
"Ne u emëruam për shtatë cmime Oskar, përfshirë edhe pamjenm më të mirë. Nëse nuk mund të jesh i lumtur për këtë, atëherë parametrat për lumturinë janë të gabuara. Sonte ndihem si njeriu më me fat në botë.
Ceremonia u shënua dhe nga ngjarje të tjera si dhënia e cmimit për karrierën për aktoren Xhodi Foster, e cila gjatë fjalimit konfirmoi dhe njëherë homoseksualitetin e saj. Por edhe cmimi për kolonën zanore më të mirë këngëtares britanike Adel në sagën më të fundit të Xhejms Bond, “Skajfoll”.