Berluskoni Do importojme shume shpejt 150 mije ton plehra
Nga procesi i riciklimit te mbetjeve metalike perftohen mbetje te reja per destinacionin e te cilave askush nuk di te jape pergjigje. P.sh nga perpunimi i 100 ton mbetje vetem 20 ton do te perdoren ndersa 80 ton te tjera jane mbetje.
Ka perdorur cte mundet per te mpakur protestat e banoreve ne jug te vendit kunder kthimit te qyteteve te tyre ne zona grumbullimi dhe varrosje plehrash urbane dhe te rrezikshme. Ka futur ne loje dhe ushtrine e se fundmi edhe Shqiperine.
Deklarata e kryeministrit italian Silvio Berluskoni se protestat kunder ndotjes nga plehrat do te marrin fund dhe se eshte siguruar importi drejt Shqiperise ka kaluar pa shume vemendje ne Shqiperine e perfshire nga kriza e gjate politike por ne Itali ky deklarim eshte ende nje premtim qe pritet te mbahet.
Dy dite pas vendimit te Keshillit te Ministrave te Shqiperise per importin e mbetjeve ne vendin tone kryeministri italian ka folur per zgjidhjen e emergjences nepermjet importit si faze te pare te 150 mije ton plehrash.
Nje dite me pas edhe ne mbledhjen e Komisionit te Veprimtarise Prodhuese ne Kuvendin e Shqiperise gjate kundershtimeve per vendimin e importit te plehrave eshte cituar deklarata e Berluskonit e bere te dielen ne mediat italiane.
Ne Komision shtruan argumentet e tyre perfaqesues te shoqerise civile qe folen kunder vendimit per importin e mbetjeve. U kerkua ngrirja e vendimit te qeverise qe mbrohet duke thene se eshte percaktuar nje liste e gjelber e mbetjeve qe duhet te importohen per riciklim sepse mbeturinat e Shqiperise nuk jane te pershtatshme per kete proces.
Sipas Kryetarit te Komisionit cdo mbetje e riciklueshme do te importohet me vendim te posacem qeverie dhe i gjithe procesi do te monitorohet nga mberritja e sasise ne dogane deri ne riciklim.
Gjate diteve ne vazhdim eshte perseritur qe Shqiperia nuk ka kapacitete per te klasifikuar dhe menaxhuar mbetjet ne vend dhe nuk mundet ne keto kushte te importoje edhe mbetje te tjera nga gjithe bota. Vendimi eshte gjithashtu ne krah te kundert me infrastrukturen dhe ligjet ne vendin tone.