E Shtunë, 31 Tetor 2026

Post-operacioni, ja Jolie pa gjokset e saj

Në vetëm më pak se dy javë nga operacioni shumë i përfolur i aktores së njohur Anxhelina Jolie, ku ajo ka hequr të dy gjokset e saj, është shfaqur një pikturë e saj post-operacionit .

Ka qenë piktori suedez Johan Andersson, i cili e ka realizuar pikturën me bojëra vaji, ku portretizohet aktorja pas operacionit dhe se si duket ajo tashmë pa dy gjokset e saj.

Kjo pikturë pritet të shitet në vlerën e 22.000 dollarë dhe paratë e fituara prej saj do të shkojnë për bamirësi.

Piktori suedez Johan Andersson është  i njohur gjithashtu  për ekspozimin e pikturës së këngëtares Amy Winehouse pas vdekjes së saj.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›