E Shtunë, 31 Tetor 2026

Post tërmeti, jeta e vështirë e banorëve të Gjoricës

Banorët e Gjoricës dhe të fshatrave të tjerë të prekur nga tërmeti i pak ditëve më parë vazhdojnë të jetojnë në kushte të vështira. Në vend të shtëpive,tashmë banojnë në cadra, dhe fëmijët bëhen pre e sëmundjeve të stinës. 

DIBER -Tërmeti që ra më 6 shtator me epiqender komunën Gjoricë në rrethin e Dibrës nuk la vetëm pasoja në shëmbjen apo plasaritjen e banesave. Lëkundjet e forta i lanë vendin sëmundjeve gripale duke prekur vecanërisht femijët. Zenel Hoxha , njëri prej banorëve të dëmtuar ne fshatin Strikcan të komunës Zercan shprehet se kjo hata që i vuri në panic jo vetëm që bëri të pabanueshme vetëm shtëpitë, por tashmë prej dy javësh po vë në rrezik jetën e fëmijëve. Qëndrimi natën në qiell të hapur, si në shi edhe në erë nuk ka ndikuar aspak për mirë tek të vegjëlit e banorëve të Gjoricës
70 përqind e banorëve në Gjorice jetojnë në qiell të hapur qe prej 6 shtatorit kur termeti prej 7 balle tronditi deri në themele banesat e tyre shumë prej të cilave tashmë të pabanueshme.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›