Posta Shqiptare hapur deri në orën 14:00 për tërheqjen e pensioneve dhe shpërblimit të fundvitit 2025

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Astrit Hado njoftoi sot se për shkak të numrit të lartë të kërkesave për tërheqjen e pensioneve dhe të shpërblimit të fundvitit 2025, është hapur përkohësisht sistemi i pagesave të pensioneve.
Sipas ISSH-së, në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave “Për shpërblimin e pensionistëve për festat e fundvitit 2025”, afati i fundit për tërheqjen e shpërblimit është data 30 qershor 2026.
Për këtë arsye, bëri me dije Hado të gjitha qendrat e Postës Shqiptare do të qëndrojnë të hapura edhe gjatë ditës së sotme, 30 qershor 2026, deri në orën 14:00, për t’u dhënë mundësi përfituesve të tërheqin pensionet dhe shpërblimin e fundvitit.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore u bën thirrje pensionistëve që nuk e kanë tërhequr ende shpërblimin, të paraqiten pranë qendrave paguese brenda afatit të përcaktuar.
/e.i/a.f/