Posta shqiptare marrëveshje për dërgesa më të shpjeta në SHBA

Tashmë të gjithë qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi që të nisin dërgesa postare për në Amerikë në një kohë më të shpejtë dhe me mjaft siguri. Kjo u bë e mundur në bazë të marrëveshjes së nënshkruar midis Postës shqiptare dhe DHL-së një kompanie mjaft të njohur për transportin e dërgesave postare. Drejtori i Postës shqiptare Arqile Gorea në fjalën e mbajtur me këtë rast u shpreh se tashmë në bazë të kësaj marrëveshje qytetarët shqiptarë do të marrin shërbime më me kualitet.
Marrëveshja e nënshkruar momentalisht është vetëm për linjën SHBA-Shqipëri por gjithsesi objektiv i Postës Shqiptare është zgjerimi me destinacione të tjera. E rëndësishme në këtë aktmarrveshje është edhe fakti se Posta Shqiptare tashmë nuk do të ketë kufizime në peshë për dërgesat siç ishte më parë.