E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poster dhe trailer i ri për "Elysium"

Sony Pictures ka publikuar një trailer të ri për filmin e shumëpritur fantastiko-shkencor të regjisorit Neill Blomkamp të titulluar “Elysium“. Trailer na sjell shumë pamje të reja dhe besojmë se të gjithë ata prej jush që mezi po e presin filmin do të duan ti shohin.

Ngjarjet zhvillohen në Tokën e vitit 2154, ku ekzistojnë vetëm dy klasa sociale: super të pasurit që jetojnë në stacionin hapësinor Elysium, dhe të varfërit të cilët punojnë në planetin tashmë të shkatërruar.

Matt Damon interpreton Max, një njeri i cili kërkon me ngulm të aksesojë në Elysium, një vepër më e lehtë për tu thënë se sa për tu bërë, falë sekretares së rreptë Delacourt, interpretuar nga Jodie Foster.

Krahas Damon dhe Foster, kasti i “Elysium” përfshin edhe Sharlto Copley, William Fichtner, Alice Braga, Diego Luna e Wagner Moura. “Elysium” do të shfaqet nëpër kinema prej datës 9 gusht./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›