E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Më Mungon" nga Gena dhe Nora

‘Më mungon’, kështu quhet kënga më e re e kënduar nga Nora Istrefi dhe këngëtari hit i momentit Gena.

Kënga thuhet se sapo është xhiruar nga Produksioni ‘Entermedia’ dhe pritet të vijë shumë shpejt në tregun shqiptar, një video që pa dikustim do të jetë interesante, dhe një duet që nga audio është pritur shumë mirë në publik.

Këtë bashkëpunim për herë të parë dy artistët e sollën në Videofestin Muzikor 2013, e ndërsa kënga është punuar nga Flori Mumajesi dhe Nora ka rolin më të madh në këngë, e ndërsa këngëtari i suksesshëm Gena ka vetëm një pjesë.

Flitet të jetë një duet hit i kësaj verë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›