Prishtina fiton përballë " Yjeve të Kosovës"

Në prani të rreth 15 mijë shikuesve, ‘Yjet e Kosovës’ të përfaqësuar me lojtarë të tillë si Xhaka, Cana, Rama, Basha, Kuqi, Ujkani Dallku e shumë të tjerë, kanë pësuar humbje me rezultat 3:2 kundër ekipit të Prishtinës, në vigjiljen e kremtimit të 90 vjetorit të themelimit të klubit prishtinas.
Ishte ekipi i Prishtinës i cili kaloi në epërsi. me anë të Azem Ahmetit në minutën e tetë, për ta barazuar 3 minuta më vonë përmes Shefki Kuqit, i cili e festoi golin ashtu siç di ai,ndërsa gola në pjesën e parë më nuk pati. Ishte po Shefki Kuqi që shënoi edhe golin e dytë, në minutën e 60-të.
Ndërsa fitoren Prishtinës ia siguroi Enis Fetahu me dy gola në 10 minutat e fundit të ndeshjes,duke i dhënë fitoren bardh e kaltërve me rezultatin e përgjithshëm 3 me 2./indeksonline/