Posti i Kryeministrit Milo paralajmeron aleatet
Pas ngritjes së zërave nga LSI në lidhje me postin e Kryeministrit, kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, paralajmëron aleatët që të bëjnë kujdes. Sipas tij, deklarata të tilla në fushatë janë të dëmshme, dhe rrezikojnë kthimin e djajve të së kaluarës.
Synimet e LSI-së për postin e Kryeministrit, i sheh si të rrezikshme për kohezionin e koalicionit. Paskal Milo paralajmëron aleatët të bëjnë kujdes nga djajtë e së kaluarës.
Në ekuilibrin e fjalëve që e karakterizon, kreu i Partisë Demokracia Sociale jep edhe interpretimin e tij mbi zërat që ngrihen nga LSI.
Milo uron që lokomotiva e Ramës të ketë fuqinë e nevojshme për të mos e lënë trenin e opozitës në rrugë.
Për liderin e PDS, programi i tij është më pranë shtresave të varfra e në nevojë. Si shembull, sjell një propozim konkret për minatorët.
“Të fitojmë të ardhmen” është slogani që ka zgjedhur për këtë fushatë. Pasi shpjegon se fitorja nuk vjen vetë. Për këtë, PDS po punon në shumë qarqe si Tirana, Vlora, Korca, Fieri, Lezha dhe Elbasani, përmes një përzgjedhje të kandidatëve që Milo e quan të vëmendshme.