E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mbyll konventen e PS Per ata mjafton te jene vete mire

Kryesocialisti Edi Rama mbylli sonte në mbrëmje konventën dyditore të Partisë Socialiste që u zhvillua në Pallatin e Kongreseve. Ai theksoi se për demokratët e rëndësishme është të jenë mirë vetë, ndërsa premtoi ulje taksash për 95% të shqiptarëve.

Në mbyllje të konventës dy ditore, Rama zgjodhi një prezantuese të vërtetë që ta ftonte në skenë, Alketa Vejsiun.

Pasi njerëzit e tij më të afërt prezantuan riprezantuan programin elektoral, Rama u kërkoi që të mos harrojnë pse quhen socialistë.
“Ju të gjithë socialistë dhe progresistë me jepini kënaqësinë të jem i mbështetur por ju nuk jeni këtu për mua, por për njerëzit e zakonshëm të vendit tonë që kemi detyrimin t’u provojmë se politika është ai instrument që mendja njerëzore shpiku që gjërat bashkë bëhen me mire se vetëm. Ne të gjithë sa jemi e dimë që Shqipëria mund të bëhet një vend më i mirë, për të gjithë ata njerëzit e zakonshëm. Unë besoj se nga këto momente, do e merrni pushtetin për vete dhe nga nevoja për të ngrohur këto zemra jemi këtu në këtë beteje. Nga nevoja për të cuar dritën e shpresës në këto mendje të lodhura”- theksoi kreu i PS-së.

Kryesocialisti theksoi edhe një herë se 23 qershori nuk është një zgjedhje mes dy anëve të së njëjtës medalje.

“Për ata mjafton që të jetojnë mirë vetë bashkë me një grusht njerëzish , por ne duam të ulim taksat për 95 % të shqiptarëve. Ato janë partia e 5 % të njerëzve”, tha Rama.

Sapo përmendi emrin e Berishës, ish-basketbollisti humbi përqëndrimin që i shkaktoi një lapsus sportiv

Në përfundim të fjalës së tij, Rama iu drejtua përsëri elektoratit të djathtë, nga i cili kërkoi që të votojnë sipas interesit dhe jo bindjeve politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›