E Martë, 3 Nëntor 2026

Prokuroria bastis zyrat e “Paris 2024”

Selia e Organizatorëve të Olimpiadës Paris 2024 është bastisur sërish nga prokuroria financiare kombëtare e vendit. Shkak janë bërë shqyrtimet e firmave të menaxhimit të olimpiadës, pjesë e një hetimi në vazhdim, dyshuar për favorizim të firmave të veëanta në dhënien e tenderave. Sipas AFP, kjo është hera e dytë që hetuesit francezë kryejnë një bastisje në selinë e organizatorëve të Olimpiadës Paris 2024 dhe Komitetit Organizativ të Lojërave Paraolimpike.

Kjo vjen pas një bastisjeje në qershor në zyrat e Komitetit Organizativ dhe ato të Solideo, kompania përgjegjëse për punimet e ndërtimit Paris 2024. Raportet e lajmeve thonë se hetuesit bastisën gjithashtu shtëpitë e shefit ekzekutiv të Paris 2024, Étienne Thobois dhe drejtorit ekzekutiv të operacioneve të Lojërave Edouard Donnelly, megjithëse asnjëri zyrtar nuk përballet me akuza kundër tyre. Organizatorët e Paris 2024 konfirmuan se ata vunë në dispozicion të prokurorisë financiare të gjithë dokumnetacionin që kërkoi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›