Min.Brendshme thirrje qytetarëve: Tërhiqni kartat
Ministria e Brendshme i bën thirrje qytetarëve të tërheqin letërnjoftimet elektronike, pavarësisht problemeve me aplikimet në disa rrethe të vendit. Sipas zëdhënësit të kësaj ministrie procesi është përhapur tashmë në të gjithë territorin.
TIRANE- Pavarësisht problemeve me aplikimet për pajisjen me karta identiteti në disa rrethe, Ministria e Brendshme, i bën thirrje qytetarëve të tërheqin letërnjoftimet elektronike.
“Ministria e Brendshme i bën edhe njëherë thirrje qytetarëve që kanë aplikuar për letërnjoftimet e tyre deri më datën 8 Maj 2009, të paraqiten për të tërhequr këto letërnjoftime pranë zyrave të aplikimit” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.
Sipas zëdhënësit të kësaj ministrie, numri i qytetarëve që kanë aplikuar i ka kaluar të 1 milionët, ndërkohë që janë prodhuar rreth 800 mijë letërnjoftime. Procesi sipas Ministrisë së Brendshme është përhapur në të gjithë territorin e vendit.
“Tashmë procesi është i përhapur në të gjithë territorin e vendit, në 357 zyra të gjendjes civile dhe funksionojnë 502 stacione pune” theksoi zëdhënësi i MB. (e.n/BalkanWeb)