KESH për situatën hidrike, Bojaxhi: S’po importojmë
KESH ka arritur të sigurojë mbi 13 milionë euro nga eksporti i energjisë. Drejtori i përgjithshëm i KESH, deklaron se eksporti po vazhdon aktualisht drejt Kosovës dhe Greqisë, ndërkohë që importi është ndërprerë që prej fillimit të muajit.
TIRANE- Nga shitja e energjisë elektrike Korporata e Elektroenergjitike Shqiptare ka rritur ka arritur që të sigurojë gjatë këtij vitit më shumë se 13 milion euro. Drejtori i përgjithshëm i KESH-it Gjergj Bojaxhi, deklaron se eksporti i energjisë po vazhdon drejt Kosovës dhe Greqisë. Falë situatës së mirë hidrike korporata ka ndërprerë që në fillim te muajit importin dhe falë reshjeve të bollshme po furnizon të gjithë vendin me energji nëpërmjet prodhimit vendas.
“Situata hidrike paraqitet shumë e mirë KESH për momentin po furnizon me energji të gjithë konsumin shqiptarë dhe është duke eksportuar energji ne Greqi dhe në Kosovë në kohë piku si dhe përmasimin e bilancit eksport-import të ekonomisë shqiptare. Gjithashtu ndihmon edhe KESH-in nga ana financiare”- tha Bojaxhi.
Drejtori i Përgjithshëm i KESH-it Gjergj Bojaxhi ka prezantuar edhe studimin e kryer nga kompania franceze SOGRA, për lumenjtë e Vjosës, Drinit të Zi dhe Semanit, ky është edhe studimi i parë i integruar për lumenjtë tanë në 20 vitet e fundit. Sipas kreut të KESH-it studimi do të pasohet nga projekte konkrete veçanërisht për lumin Vjosë që ka kapacitet për tu kthyer në kaskadën e dytë më të rëndësishme në vend, duke prodhuar rreth 40 për qind të sasisë së energjisë që prodhohet nga kaskada e Drinit. (a.r/news24/balkanweb)