Dhuna ndaj gruas, mbrohej nga policia, rrihet nga burri
Sipas policisë, 53-vjeçari Albert Halili, nga fshati Boshanj në rrethin e Kolonjës ka fyer, rrahur e dhunuar pasditen e së premtes gruan e tij, 42-vjeçaren Adivije Halili. Dhunës çnjerëzore nuk i ka shpëtuar dhe djali i tyre 15-vjeçar
KOLONJË - Një 53-vjeçar nga Erseka është kthyer në protagonist të një ngjarje të rëndë, ndërsa është shoqëruar në polici dhe pritet të ndiqet penalisht në gjendje të lirë. Sipas policisë, 53-vjeçari Albert Halili, nga fshati Boshanj në rrethin e Kolonjës ka fyer, rrahur e dhunuar pasditen e së premtes gruan e tij, 42-vjeçaren Adivije Halili. Dhunës çnjerëzore nuk i ka shpëtuar dhe djali i tyre 15-vjeçar. Kështu, gjykata ka shpallur me një vendim të posaçëm të saj, mbrojtjen nga dhuna e bashkëshortit mbi gruan si dhe djalin e saj, vendim i cili ka fuqi ligjore vepruese deri në janar të vitit 2010. Po për shkak të dhunës së denoncuar dhe një vit më parë në polici, gruaja kishte fituar mbrojtje të policisë nga bashkëshorti, tashmë i ndarë. Por, gjendja e vështirë ekonomike dhe pamundësia për të rritur djalin e ka detyruar atë të vazhdojë të qëndrojë në shtëpinë e dhunuesit të saj. Mësohet se Albert Haliti në mbrëmje ka vajtur në shtëpi i dehur dhe ka nisur dhunën ndaj gruas. Menjëherë gruaja, ashtu si dhe disa muaj më parë, ka denoncuar në policinë e Ersekës ku ka kërkuar mbrojtje prej saj. Pas denoncimit të 42-vjeçares, policia ka bërë shoqërimin e burrit të dhunshëm në mjediset e komisariatit të policë Kolonjë. Aty, ai ka dhënë shpjegime mbi shkaqet e dhunës ndaj 42-vjeçares, ndërkohë që për të është formuluar akuza e “pengimit për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”.
(d.b/BalkanWeb)