Pozitat e LSI ne garen per parlamentaret e 23 qershorit

Edhe në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka nga ata që janë habitur nga suksesi I tyre në këto zgjedhje. Nuk mungon as kush përfiton nga rasti për t’u distancuar nga ish-aleatët demokratë.
Forca e mandateve të fituara lejon LSI-në të distancohet nga 21 janari. Deputeti I konfirmuar Lefter Koka, pohon se PD në këto zgjedhje paguan arrogancën e forcës së asaj dite.
Koka e pranon se suksesi I Lëvizjes Socialiste për Integrim e ka habitur.
Ndërsa Agron Çela në Shkodër nuk është fare i surprizuar, përkundrazi, priste mandatin e dytë.
Edhe Robert Bitri nga Fieri priste më shumë dhe shpjegon përse nuk erdhi mandati i tretë.
Pirro Kapurani në Korçë që është edhe sekretar politik i Qarkut, tregon si i mposhti presionet e dy partive të mëdha.
Të katërt, premtojnë besnikëri ndaj elektoratit të LSI-së.