E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehen protestat ne Brazil

Protestuesit jane rikthyer ne rruget e San Paolos, nje dite pasi presidentja braziliane Dilma Rusef propozoi nje draft me reforma.

Te pakten 500 persona marshuan kunder sherbimit te dobet publik nga politika e korruptuar.

Nderkohe presidentja Dilma Rusef ka njoftuar per mbajtjen e nje refendumi para tetorit, duke iu kerkuar brazilianeve te vendosin per reformen politike qe ata kerkojne.

“Ne kerkojme nje Brazil ndryshe, nje vend ku te kete cilesi, ku njerezit te ndiejne besim tek politikanet qe na perfaqesojne”.

Pakenaqesia e protestuesve shtrihet edhe ne nivel lokal, kryebashkiaku, Sergio Kabral ne Rio de Zhanerio eshte ne shenjester te akuzave te protestuesve.

Nderkohe qe nje tjeter shqetesim i protestuesve lidhet me shumen e madhe te parave te shpenzuar per organzimin e kampionatit boteror te futbollit.

Presidentja Rusef insiston se financimi i kampionatit boteror vitin e ardhshme nuk eshte pjese e buxhetit federal dhe se nuk do te preke fondet per edukimin dhe shendetesine.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›