E Diel, 1 Nëntor 2026

23 gladiatoret kuqezinj kunder Bosnjes

Njezet e tre lojtaret e thirrur nga trajneri i Kombetares Josip Kuzhe per ndeshjen e kunder Bosnjes 8 tetor sfida e trete ne eliminatoret e Kampionatit Europian 2012 kane pasur fate te ndryshme ne fillimkampionatet e ndryshme ku ata aktivizohen duke shijuar te tre rezultatet fitore barazim humbje por dhe mosaktivizime me skuadrat e tyre. Pak ore perpara ndeshjes kyce te kualifikueseve te Shqiperise Albania-sport.com ben nje skanim te 23 shqiponjave qe jane ne dispozicion te ndihmestrajnerit te Kombetares Xhemal Mustedanagic. Ne dy takimet e para Shqiperia barazoi 1-1 me Rumanine ne Pietra Neamnt dhe fitoi 1-0 me Luksemburgun ne Tirane.

PORTA

Arjan Beqaj Olimpiakos Qipro Zgjedhja e pare e katerkendeshit kuqezi ka nje pervoje te madhe. Veterani kosovar luan si titullar me Olimpiakos Nikosias ne Qipro madje eshte kapiteni i skuadres. 35-vjecari ka luajtur 4 nga 5 ndeshjet e ketij edicioni ne kampionatin qipriot. Olimpiakos renditet ne vendin e fundit ne Superligen qipriote. 6 gola te pesuar nga Beqaj. Gjithsesi Beqaj eshte zgjedhja e pare ne Kombetare 1 gol i pesuar ne dy ndeshjet e ketij edicioni.

Isli Hidi Dinamo ShqiperiU kthye nga Ukraina per te luajtur me kampionen ne fuqi te Shqiperise Dinamon por fatkeqesisht trajneri argjentinas Blanko e sheh si zgjedhjen e dyte pas Alban Hoxhes. Dinamo kryeson kampionatin shqiptar me 15 pike ne gjashte ndeshje por 29-vjecari Hidi ka luajtur vetem tri prej tyre pasi tri ne te tjerat ka luajtur Hoxha. Tre gola te pesuar nga Hidi. Mbetet alternative e dyte dhe te Kombetarja.

Samir Ujkani Novara Itali Portieri i Kombetares shqiptare vazhdon te jete protagonist me Novaren e Serise B. Portieri i dyte kosovar i kuqezinjve vazhdon te jete nje protagonist ne Itali. Debutuesja Novara ndodhet ne vendin e dyte ne Serine B me 4 pike me pak se Siena 17. 22-vjecari Samir Ujkani ka luajtur 6 nga 7 ndeshjet e kampionatit duke pesuar 7 gola kundrejt 12 golave qe shenuar Novara.

MBROJTJA

Armend Dallku Vorskla Poltava Ukraine - Mbrojtesi kosovar eshte nje figure e rendesishme si te Kombetarja ashtu dhe te Vorskla Poltava ne Ukraine qe renditet ne vendin e 6-te pas 12 javesh ne Vysha Liga nje kampionat me 16 ekipe. 25-vjecari Dallku eshte aktivizuar rregullisht ne te gjitha takimet madje ka shenuar dhe nje gol ne fitoren 2-1 te Vorskles kunder Metalurg Zaporizhjes. Dallku mbush me 16 tetor 26 vjec. Nje feste qe mund te ishte shume e bukur nese Shqiperia do te merrte rezultate te mira ndaj Bosnjes dhe Bjellorusise.

Kristi Vangjeli Aris Greqi - Mbrojtesi i majte i Aris te Selanikut eshte aktivizuar ne dy nga pese ndeshjet skuadres se tij ne kete edicion te Superliges greke por ka ne llogari edhe dy ndeshje ne Ligen e Europes. Arisi i tij eshte duke bere nje sezon te mire ne Superligen greke vendi i 3-te pas 5 ndeshjes 3 me pak se Olimpiakos i Pireut 12 pike. Gjithsesi 25-vjecari Vangjeli mbetet nje opsion i mire ne krahun e majte te mbrojtjes te Kombetares.

Lorik Cana Gallatasaraj Turqi -Gallatasaraji i Stambollit nuk eshte duke bere nje fillimsezoni te madh ne Superligen turke pas shtate javesh ndodhet ne vendin e 7-te me 12 pike 4 me pak se Bursaspori kryesues 16 pike nje ndeshje me pak. Zevendeskapiteni i Shqiperise 27-vjecari Lorik Cana eshte aktivizuar ne 5 nga 7 ndeshjet por vetem ne 3 prej tyre si titullar gjithsej 197 minuta loje. Ne ndeshjen e fundit kunder Karabuksporit u zevendesua ne minuten e 28-te. Gjithsesi ne Kombetaren shqiptare Loriku eshte i pazevendesueshem.

Andi Lila Tirana Shqiperi - Mbrojtesi kavajas i Tiranes ka luajtur pese nga gjashte ndeshjet e zhvilluara deri tani Superligen shqiptare. Zevendeskapiteni bardhelu eshte nje figure kyce te rekordmenet shqiptar por qe nuk kane bere nje fillimsezonit te mire vendi i 6-te ne kampionatin me 12 skuadra. 24-vjecari Lila ka shenuar nje gol kunder Elbasanit. Lila ka luajtur ne te dyja ndeshjet e Kombetares ne kete edicion kunder Rumanise luajti 90 minuta por ndaj Luksemburgut vetem 1 minute.

Endri Vrapi Skenderbeu Shqiperi - Mbrojtesi 28-vjecar ka minuta te plota aktivizimi me skuadren korcare 6 ndeshje 6 aktivizime 540 minuta. Gjithsesi me Kombetaren ne kete edicion nuk ka luajtur asnje minute ne ndeshjet zyrtare.

Elvin Beqiri Khazar Lankaran Azerbajxhan - Mbrojtesi me pervoje i disa ekipeve te huaja 30-vjecari Elvin Beqiri po kalon nje moment te shkelqyer me skuadren e tij Khazar Lankaran vendi i 2-te ne kampionat 18 pike nje me pak se Nefti kryesues 19 pike. 7 ndeshje te plota per Elvin Beqirin madje dhe me dy gola decizive ne dy fitore 1-0 te skuadres se tij. Nje rikthim i merituar ne Kombetare. Mund te rezultoje nje zevendesim efikas ne vendin e Debatik Currit te demtuar pavaresisht se Kuzheja kunder Portugalise e Gjeorgjise i shpiku vendin ne mesfushe.

Edmir Teli Karabak Azerbajxhan- Mbrojtesi shkodran e ka fituar me merite rithirrjen ne Kombetare pavaresisht se nuk ka luajtur asnje minute. Karabaku i tij ndodhet aktualisht ne vendin e 6-te ne Premier Ligen azere. 6 ndeshje per 29-vjecarin i famshem per mbulimin e rrepte ndaj Kristiano Ronaldos.

Ansi Agolli Karabak Azerbajxhan- Kembemajti polivalent eshte nje titullar i padiskutueshem te Karabaku. Gjashte ndeshje per 27 vjecarin e palodhur 540 minuta ku luan ne rolin e mesfushorit nderkohe qe ne Kombetare - 2 ndeshje 1 asist ne golin e Muzakes ne Rumani - luan edhe ne rolin e mbrojtesit. Agolli ka nje rol te jashtezakonshem per ecurine e mire te Karabakut ne Ligen e Europes ku eliminua nga Borusia e Dortmundit ne turin e katert.

MESFUSHA

Ervin Skela pa ekipKapiteni dhe fantazisti i Kombetares eshte ende pa skuader por stervitjet me amatoret e Shalke 04 e kane mbajtur ne forme. Goli i tij i fundit eshte ai kunder Irlandes se Veriut dhe ndaj Bosnjes e Bjellorusise synon te tjere ne misionin e tij per te arritur golashenuesin me te mire historik te kuqezinjve Alban Bushin 14 gola me te cilen e ndan vetem nje distance prej nje goli. Kuzheja i beson shume Skeles dhe rreth tij do ta ndertoje formacionin edhe Mustedanagici.

Klodian Duro Lask Linc AustriMesfushori shumerolesh i Kombetares luan me Lask Lincin e vendit te fundit ne Bundesligen austriake vetem 5 pike ne 10 ndeshje. 32-vjecari Duro ka luajtur 2 ndeshje ne kampionat por ka arritur te gjeje rrugen e rrjetes me penallti ne barazimin 3-3 te Laskut kunder Materburgut por e famshme eshte tripleta e tij ne Kupen e Austrise ne fitoren 4-2 kunder Solenaut. Duro mbetet gjithmone nje frymezues me Kombetaren dhe trajneri Kuzhe ia di vlerat 2 aktivizime te tij ne 2 ndeshjet e para 171 minuta.

Gilman Lika Diarbakispor Turqi - Mesfushori shkodran aktivizohet me Diarbakisporin nje skuader qe si objektiv ka mbijetesen ne kategorine e dyte turke vendi i 15-te ne nje kampionat me 17 skuadra. 23-vjecari Gilman Lika eshte aktivizuar ne 3 nga 6 ndeshjet e skuadres 238 minuta duke shenuar madje nje gol ne ndeshjen kunder Akhisarit. Mesfushori i majte Lika mbetet nje lojtar interesant si opsion i dyte.

Ervin Bulku Hajduk i Splitit Kroaci - Zoteria 88 numri qe mban Bulku ne fanelle i Hajdukut eshte nje figure potente e mesfushes se Kombetares. Nje dige e vertete ne mesfushe shkaterruese duke e merituar vendin si nje pasues i denje i Altin Lales i thirrur pas nje demtimi te gjate madje per here te pare qysh kur Kuzheja ka marre bankinen kuqezeze. Bulku eshte aktivizuar ne 3 nga 10 ndeshjet e Hajdukut por dhe ne 2 ndeshje per Liges se Europes. Gjithsesi numri i vogel i ndeshjeve nuk eshte nje reflektim i cilesive te tij se sa koha qe iu desh te pershtatej me skuadren e tij te dyte te huaj.

Jahmir Hyka Panionos GreqiFantazisti Hyka ka luajtur pak minuta te Panionosi i vendit te parafundit ne kampionatin grek 3 ndeshje per 22-vjecarin 69 minuta ne total. Autori i golit me te shpejte ne historine e Kombetares ne miqesoren kunder Lihtenshtejnit 2-0 synon minutat e tij kunder Bosnjes ashtu si Kuzhe e perdori per 10 minuta ne ndeshjen kunder Luksemburgut 1-0. Hyka e pranoi vete me shume minuta te Panionosi me shume minuta te Kombetarja.

Altin Lala Hanover 96 Gjermani - Ish-kapiteni Lala vjen pas nje demtimi te gjate dhe natyrisht nuk do te jete i gatshem per ndeshjen kunder Bosnjes. 72 ndeshje per Lalen nje me pak se rekordmeni Foto Strakosha.

Gjergji Muzaka Dinamo Shqiperi - Mesfushori i majte eshte nje vlere e re e Kombetares. Goli i tij ne Rumani i pari ne nje ndeshje zyrtare i ka dhene nje tjeter permase dhe imazh te kuqezinjte. Me Kombetaren 2 ndeshje 1 gol. Me Dinamon kete sezon 5 ndeshje.

Emiljan Vila Dinamo ShqiperiMesfushori i huazuar nga Dinamo e Zagrebit eshte aktivizuar 5 ndeshje duke shenuar dy gola per Dinamon e Tiranes madje ne nje ndeshje ate ne fitoren 2-1 kunder Beses se Kavajes. Vuan nga nje demtim i lehte.

Elis Bakaj Dinamo Shqiperi - Eshte ndoshta titullari me i vlefshem i Dinamos. Me 5 gola ne 6 ndeshje 23-vjecari Elis Bakaj kryeson listen e golashenuesve te kampionatit shqiptar. Gjithsesi Kuzheja nuk e ka aktivizuar asnje minute ne dy ndeshjet zyrtare.

SULMI

Erjon Bogdani Cezena Itali Me dy golat e tij ne tri ndeshjet e para ku spikat ai ne fitoren 2-0 kunder Milanit e qe e beri protagonist ne mediat italiane madje me shkrime speciale per te. Ne eliminatoret e Kampionatit Boteror 2010 ishte shenuesi me i mire i Kombetares 3 gola por ne kualifikueset e Europianit 2012 ende nuk e ka lene shenjen e tij. 12 golat e tij me Kombetaren ndonjehere duken se jane pak per nje sulmues me cilesite e tij. Sulmuesi 33-vjecar eshte aktivizuar ne te gjashte ndeshjet e kampionatit duke qene nje protagonist i vertete ne skuadren e Fikadentit 502 minuta loje 2 gola kunder Leces dhe Milanit praktikisht golashenuesi me i mire i skuadres se tij.

Hamdi Salihi Rapid Viene Austri Eshte sulmuesi i momentit ne Kombetaren shqiptare. Autori i golit fitues kunder Luksemburgut por dhe lojtari qe ka shenuar kater gola ne pese ndeshjet e fundit te kuqezinjve. Edhe me Rapidin e Vjenes shkodrani 26-vjecar rezulton si shenuesi me i mire 3 gola per te kundrejt 2 golave qe ka realizuar holandezi 31-vjecar Jan Venegor of Heselink. Gerd Myleri shqiptar eshte nje lojtar qe nuk fal ne zonen e rreptesise dhe mund te rezultoje serish deciziv edhe ne ndeshjet kunder Bosnjes dhe Bjellorusise.

Edmond Kapllani Padeborn GjermaniSulmuesi durrsak e ka fituar nje vend ne historine e statistikave te futbollit shqiptar si golashenuesi me i mire i Kombetares ne nje edicion kualifikues te kampionateve europiane 5 gola. Ne dy ndeshje e para te ketij edicioni Kuzheja nuk ka preferuar ta aktivizoje asnje minute por Kapllani me 3 golat e tij rezulton si golashenuesi me i mire i Padebornit te tij.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte 08 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›