E Diel, 1 Nëntor 2026

Pragndeshja, Dinamo – KastriotiDinamo fitoi ne fazen e pare 3-1 në Krujë

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Dinamo rinis fazën e dytë si kryesuese absolute me përballjen kundër Kastriotit, ndaj të cilit fitoi 3-1 në Krujë në ndeshjen hapëse të Kampionatit të 71-të Kombëtar të futbollt.

Me nëntë fitore në 11 ndeshje (29 pikë) dhe me një diferencë +10 pikë nga vendi i dytë, Besa (19 pikë), blutë e Shkëlqim Muçës janë profilizuar se favoritët kryesorë të këtij edicioni, parë edhe problemet që kanë në shtëpitë e tyre, Tirana dhe Vllaznia, përkatësisht kampionia dhe nënkampionia e sezonit të kaluar, aktualisht -12 dhe -18 pikë nga 17-herë kampionët e Shqipërisë.

Për Dinamon do të mungojë sulmuesi Fatjon Sefa (i pezulluar), autor i dy golave në ndeshjen e fundit të të bluve të fituar 3-2 kundër Apolonisë.

Kastrioti (vendi i 5-të, 16 pikë) do të jetë në bankinë pa trajnerin Ramadan Ndreu të pezulluar dy javë nga Komisioni i Disiplinës, por me moralin e lartë të një ekipi që nuk humbet prej gjasht ndeshjesh, ku spikasin fitorja 3-2 me Apoloninë në Fier dhe barazimi 1-1 me Tiranën në kryeqytet.

Në transfertë, krutanët kanë koleksionuar 1 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje. Për Kastriotin do të mungojë Fejzo Shenaj (i dëmtuar). 

FAKTE TË SHPEJTA

* Dinamo ka sulmin më të mirë në kampionat: 21 gola, të realizuar nga 8 futbollistë të ndryshëm.

* Kastrioti në 11 javë ka shënuar 11 gola, por ka pësuar po kaq të tillë. Gjashtë futbollistë janë autorë të golave të krutanëve.

* Elis Bakaj dhe Fatjon Sefa kanë shënuar secili nga gjashtë gola, duke kryesuar listën e golashënuesve të Superligës.

* Oriand Abazaj, me 4 gola është shënuesi më i mirë i Kastriotit. Nga 4 gola kanë shënuar 8 lojtarë në Superligë.

NDESHJA E FUNDIT

DINAMO
Dinamo-Apolonia 3-2

KASTRIOTI
Kastrioti-Flamurtari 1-1

Takimi direkt
Kastrioti-Dinamo 1-3

NDESHJET BRENDA-JASHTE
DINAMO
Ndeshjet brenda: 5 ndeshje; 5 fitore, 0 barazime, 0 humbje. Golaverazh: 12:4

KASTRIOTI
Ndeshjet jashtë: 5 ndeshje; 1 fitore, 2 barazime, 2 humbje. Golaverazh: 5-6

GOLASHËNUESIT E DINAMOS
21 gola

6: Elis Bakaj
6: Fatjon Sefa
2: Gentian Muça
2: Rafael Soza
2: Lucas Malarcane
1: Bekim Kuli
1: Sebino Plaku
1: Papa Ablaye Diop

GOLASHËNUESIT E KASTRIOTIT
11 gola

4: Oriand Abazaj
2: Robert Grizha
2: Klevis Roshi
1: Florian Braho
1: Erald Turdiu
1: Olsi Teqja

Numri i klikimeve - 1788
  E Premte, 27 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›