E Diel, 1 Nëntor 2026

Pragndeshja, Shkumbini – GramoziNë përballjen e fazës së parë, dy skuadrat nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Shkumbini (vendi i 7-të, 14 pikë) do të përballet në Peqin me Gramozin e vendit të fundit (10 pikë), duke pasur si objektiv vetëm tri pikët në shtëpi (4 fitore në 5 ndeshje).

Peqinasit fituan 1-0 me Skënderbeun në ndeshjen e fundi të fazës së parë, falë një goli të Erjon Mustafajt, autor i katër golave këtë sezon, po aq sa kapiteni Roland Dervishi.

Gramozi mbërrin në Peqin pas humbjes 1-0 në kampionat me Vllazinë dhe fitores 1-0 me Flamurtarin në Kupën e Shqipërisë.

Në përballjen e fazës së parë, dy skuadrat nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola, por në të dyja bankinat qëndronin respektivisht Ilir Qirjako (Gramozi) dhe Gugash Magani (Shkumbini), ndërkohë që në takimin e fazës së dytë në janë dy trajnerë të tjerë: Agim Canaj (Gramozi) dhe Kristaq Mile (Shkumbini).

FAKTE TË SHPEJTA

* Shkumbini ka fituar katër nga pesë ndeshjet e luajtura në shtëpi. Të vetmen humbje ja ka shkaktuar Besa (2-1, java e 2-të).

* Gramozi ka marrë vetëm një pikë në pesë ndeshje në transfertë, pikërisht në barazimin 1-1 me Laçin.

* Gramozi është skuadra që ka pësuar më shumë gola në transfertë: 13 gola në 5 javë.

* Si Shkumbini ashtu dhe Gramozi kanë pësaur nga 5 humbje në 11 javët e para.

NDESHJA E FUNDIT

SHKUMBINI
Shkumbini-Skënderbeu 1-0

GRAMOZI
Vllaznia-Gramozi 1-0

Takimi direkt
Gramozi-Shkumbini 0-0

SHKUMBINI
Ndeshjet brenda: 5 ndeshje; 4 fitore, 0 barazime, 1 humbje. Golaverazh: 8:3

GRAMOZI
Ndeshjet jashtë: 5 ndeshje; 0 fitore, 1 barazime, 4 humbje. Golaverazh: 2-13

GOLASHËNUESIT

SHKUMBINI
10 gola/ 4 futbollistë

4: Roland Dervishi
4: Erjon Mustafaj
1: Endri Bakiu
1: Ilirjan Çaushaj

GRAMOZI
6 gola/ 2 futbollistë

4: Armando Sadiku
2: Genc Hyseni

Numri i klikimeve - 1789
  E Premte, 27 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›