Pragrevolte ne Burrel, ngujohen 25 te denuar

Rrahja e nje te denuari ne Itali per vjedhje vilash eshte kthyer ne nje revolte e proteste te ashper te 25 te burgosurve ne Burgun e sigurise se larte te Burrelit. Duke u izoluar teresisht ne ambientet e sektorit "B" te te denuarve VIP, kane mbyllur hekurat e qelive dhe dritareve me cfare kane mundur dhe i kane derguar nje leter autoriteteve, ku kerkohet takim me ministrat e Drejtesise e te Brendshem per te zgjidhur dy nga kerkesat e tyre. Madje, pas pretendimit per rrahjen barbare te Emiljano Recit nga gardianet, te denuarit kerkojne rigjykim, pasi jane proceduar ne mungese dhe rritje te kushteve te trajtimit. Ata kane kercenuar me vetedjegie ne rast se nuk plotesohen kushtet dhe tentohet te hyhet me force ne ambientet ku qendrojne te izoluar. Ngjarja ka ndodhur mesditen e djeshme, ku fillimisht te burgosurit kerkuan shpjegime dhe me pas refuzuan ushqimin, duke u mbyllur ne dhomat e brendshme te sektorit. Gardianet jane terhequr, duke rritur sigurine ne sektoret e tjere dhe ato te jashtem. Drejt Burrelit eshte nisur nje grup specialistesh i Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve dhe forca speciale.
Situata ne Burgun e Burrelit qe nga mesdita e djeshme mund te cilesohet me teper se e ndere dhe ne prag revolte. Per fat te mire nuk ka patur konfrontime mes te 25 te denuarve dhe gardianeve, por vetem tension dhe kercenime per vetedjegie ne rast dhune dhe nje leter me dy kerkesa drejtuar krereve te institucioneve. Burime zyrtare thane dje, per gazeten "KJ", se fillimisht te burgosurit, emrat e te cileve nuk publikohen, kane refuzuar te marrin ushqimin e drekes. Pasi rojet e kane mesuar nje fakt te tille, kane tentuar qe te hyjne ne qeli per te komunikuar me te burgosurit. Por ata nuk e kane pasur te pamundur nje gje te tille, pasi te burgosurit i kane bllokuar te gjitha dyert e qelive nga anen e pasme te tyre, duke perdorur cdo mjet per mbylljen deri edhe te frigoriferet, lavatricet dhe cdo mjet tjeter ne perdorim te tyre. Urdhri i drejtuesve te burgut ka terhequr gardianet per te shmangur konfrontimet.
Policet kane marre ne dore kushtet qe kane vene te burgosurit, te cilet jane hedhur ne proteste. Dy kane qene kerkesat e te denuarve, per te cilet ata jane hedhur ne greve. E para ka te beje me faktin se te burgosurit kerkojne me cdo kusht qe te sqarohet rasti i dhunimit barbar te shokut te qelive, Emiliano Reci. "Nuk dalim te gjalle nga qelite", jane shprehur ata ne protesten drejtuar Drejtorise se Burgut te Burrelit. "Shoku yne eshte dhunuar padrejtesisht, nderkohe denimet e dhena nga drejtesia jane te larta dhe te padrejta, pasi shumica jemi denuar ne mungese", thone protestuesit ne letren e tyre. Sapo eshte njohur me kerkesat, drejtuesi i komanduar i burgut, Beqir Metani, ka komunikuar me eproret, ndersa drejt Burrelit eshte nisur nje grup specialistesh dhe forcave speciale per te parandaluar rendimin e situates. Ndersa vete burgu ne pjeset e jashtme te tij eshte rrethuar me disa breza policesh dhe po mbahet nen vezhgim te rrepte.
Arratisja qe solli skandalin
Me 6 prill te ketij viti, dy te denuar qe mbahen ne Burgun e sigurise se larte ne Burrel u arratisen, duke sharruar hekurat e dritares se banjes. Fran Marashi dhe Preng Lleshi arriten te kapercejne muret dhe te fitojne lirine per afro 30 minuta. Skandali shpertheu kur u konstatuan se dritaret ishin sharruar ne gjithe sektorin B, duke pergatitur kushtet per arratisjen e 75 te denuarve, pjesa me e madhe e te cileve me burgime te gjata per vepra te renda penale. Hetimet cuan ne pranga kater police dhe gjashte funksionare te Burgut te Burrelit, duke perfshire edhe drejtorin e tij, Eduard Brahilika. Ata akuzohen per "shperdorim detyre", pasi nuk njoftuan eproret per sharrimin e dritareve te burgut.
Forca shtese nisen ne Burrel
Punonjesit e sigurise jane perpjekur te mbajne nen kontroll situaten, nderkohe qe forca te tjera te Drejtorise se Burgjeve jane nisur drejt Burgut te Burrelit per te parandaluar cdo ngjarje te pakendshme. Ne kushtin e dyte qe kane vendosur te burgosurit eshte qe menjehere duhet te takohen me dy ministrat qe kane lidhje te drejtperdrejte me te burgosurit, sic eshte ai i Drejtesise dhe Rendit, Alibeaj dhe Nishani. Me tej ata kane konfirmuar se nuk do te dalin te gjalle nga qelite, se do te digjen ne zjarr duke perdorur batanijet dhe carcafet. Ndersa policia e burgut dhe ajo e rendit eshte terhequr dhe mban situaten nen kontroll se largu, drejt Burrelit jane nisur forca speciale me detyre zhbllokimin e situates. Ndersa vete burgu ne pjeset e jashtme te tij eshte rrethuar me disa breza policesh dhe po mbahet nen vezhgim te rrepte.
Emiliano Reci, si lindi konflikti
Emiliano Reci, 35 vjec, lindur e banues ne Gjorme, te Kurbinit, eshte akuzuar nga drejtesia per pjesemarrjen ne organizate kriminale dhe vjedhje te kryera ne bashkepunim me veprim ne vendin fqinj Itali. Disa dite me pare, ai eshte transferuar ne qelite e burgut te Tepelenes. Ai eshte arrestuar se bashku me Artur Ceken, pasi u akuzuan per ngritjen e nje grupit te strukturuar kriminal, ne periudhen nentor 2004 - mars 2005 kane kryer nje seri aktivitetesh kriminale ne Itali dhe Shqiperi, si trafik droge, vjedhje, grabitje me arme etj. Mesohet se dy te dyshuarit nuk kishin precedente penale ne vendin tone dhe jetonin si emigrante prej vitesh ne Itali, ku edhe u shpallen persona ne kerkim. Mbi bazen e materialeve te sjella ne rruge procedurale nga autoritetet gjyqesore italiane, si dhe ato te grumbulluara nga bashkepunimi midis Policise se Shtetit dhe Prokurorise se Krimeve te Renda, kjo e fundit ka filluar procedimin penal. Ata jane ndaluar ne oret e para te dates 8 qershor 2005, ndersa gjate kontrollit te banesave dhe te automjeteve, eshte bere e mundur gjetja dhe sekuestrimi i sendeve dhe dokumenteve me vleren e proves. Pas ngjarjes se rende ku u tentua arratisja e 75 te denuarve te sigurise se larte te Burrelit, ne qelite e seksionit "B" dhe ne te gjithe burgun e sigurise jane ushtruar kontrolle te shumta per heqjen e pajisjeve te paligjshme sic jane celularet apo sendet e forta. Nga burime brenda burgut mesohet se Emiliano Reci ka kundershtuar me force kontrollin ne qeline e tij. Kjo ka shkaktuar konflikt ne kete qeli, ku i "humbur" perballe forces policore ka dale vete Reci.