E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Gerdecin ma sugjeroi Shtabi

Ne nje interviste per emisionin "Opinion Plus", te drejtuar nga Blendi Fevziu, ne TV Klan, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka akuzuar edhe njehere prokurorine se po ben akuza publike ende pa filluar hetimin per tragjedine e Gerdecit. Referuar deklarates se Kryeprokurores Ina Rama, ai e ka cilesuar ate nje pretence publike qe i kujton kohet e shkuara te diktatures dhe njeheresh dezinformon opinionin publik. Nderkohe qe, ai nuk ka munguar te shprehet se nuk ka pasur asnje informacion per kete gje. Por, nuk le jashte as Presidentin dhe Kryeministrin, te cilet informohen nga Shtabi i Pergjithshem per gjithcka.

Si e konsideroni akuzat e Kryeprokurores Rama per kerkesen e heqjes se imunitetit?

Duhet te jemi korrekt per ato qe flasin ne zbatim te ligjit. Eshte tendencioze, sepse bien ne radhe te pare me ate qe quhet pezullim i pafajesise. Mendoj qe eshte joprofesionale, juristet e dine me mire se kushdo te tjere, ministri eshte nje njeri politik, i cili varet nga Kushtetuta dhe vepron sipas tij. Kerkesa e prokurorise i referohet rregullores se Forcave te Armatosura. Ministri eshte funksionar politik dhe cdo veprim qe ben ministri eshte ne radhe te funksionareve te varesise. Ka rregullore qe percakton se si zbatohet nje urdher, keshtu nuk do te ndodhte qe asnje minister te mos firmose asnjehere, keshtu si pretendohet. Pra, ka pasur kohen e mjaftueshme per ta kerkuar heqjen e imunitetit.

Por eshte kerkuar heqja e imunitetit...?

Jam i gatshem ta dorezoj imunitetin dhe ia kam drejtuar kerkesen Prokurores per te deshmuar per zbardhjen e ngjarjes. Nuk kam deshmuar sepse nuk jam thirrur. Secili individ ka pergjegjesine e tij. Keto dokumente une i kam vene ne dispozicion qe ne daten kur une kam qene minister. Eshte absolutisht i njeanshem, pasi thuhet se ministri i Mbrojtjes ka shmangur Forcat e Armatosura nga te gjitha vendimet. Ne te gjithe permbajtjen e kesaj akuze, ne menyre te qellimshme futet ne cdo dokument "Albdemil", pra perpiqet qe ta njesoj. Drejtesia ka paragjykuar dhe ka dale ka bere nje pretence publike, duke me kujtuar kohet e shkuara dhe duke dezinformuar opinionin publik. Qe ne fillim, une kam deklaruar bashkepunimin me Prokurorine. Nuk mendoj qe puna me prokurorine eshte puna me median dhe as per t'i dhene informacion. Sipas kerkeses se Prokurorise se Pergjithshme, ka nje memo te ardhur nga ministri i Mbrojtjes ne korrik, gje qe nuk eshte e vertete.

Po si jane kontaktuar keto kompani private demontimi?

Ne daten 5 korrik ka ardhur ne Ministri nje memo, ne kete rast i eshte nisur shefit te Shtabit te Pergjithshem dhe kete duhet ta shikoje prokuroria se ku ngelur kjo ceshtje. Ne daten 27, ministri ka marre nje kerkese me shkrim nga kompania dhe ministri ka bere nje kerkese qe te fillojne nje praktike konform ligjit.

Por eshte kerkuar qe kjo kompani te merrej me demontimin?

Nuk eshte kompania e pare private qe punon ne Shqiperi. Ne te tera rastet nuk eshte dhene nje licence demontimi, pervec ketyre kemi pasur edhe uzinat ushtarake qe kane bere demontimin. Vendimi i KM e percakton nje gje te tille. Keto jane bere ne vitin 2001, 2003, 2007 dhe vazhdon ne vitin 2008. Ceshtja eshte qe ne sasine e municionit qe ne kemi, 100 mije tone municione duhet te c'aktivizohen, por mund te jene edhe me shume.

Per sasine e fishekeve qe merrte ajo paguante. Kjo ishte e para kompani qe paguante per demontim. Kishte interesin qe ne baze te teknologjise ajo te merrte metalin dhe ta shiste.

E ke takuar Delijorgjin?

Nuk e kam njoh Mihal Delijorgjin dhe asnjehere nuk kam pasur kontakt me te. As nuk e kam ditur qe ai merrej me kete proces demontimi. Nese ajo verteton qe une apo njerez te stafit tim, atehere vendosni gishtin te ministri i Mbrojtjes. Nuk kam asnje dijeni qe ka qene Delijorgji i lidhur me "Albdemil" apo me "Sac". Ne daten 18 janar ne ministri eshte bere paraqitja e teknologjise, ku eshte arritur ne perfundimin se teknologjia ishte e duhur. Brenda nje dite mund te miratohen rreth 20 vendime, nuk eshte e vertete ajo qe thuhet se eshte miratuar brenda dites, ajo ka ardhur 1 jave me pare ne Ministrine e Mbrojtjes dhe aty ajo eshte analizuar. Strukturat e Ministrise se Mbrojtjes vertetuan se teknologjia e firmes SAC kishte nje teknologji te arsyeshme. Praktikat e demontimeve te municioneve i jepet gjithmone ofertuesit te pare dhe nuk ka pasur nje kerkese tjeter. Por kjo ishte e vetmja qe nuk kerkonte te paguhej dhe paguante per ta bere nje gje te tille.

Po si u arrit marreveshja?

Kerkesa e pare i adresohet Shtabit. Ne memon e dyte thote qe ka dijeni per SAC, pas kesaj dijenie thote se duhet te gjendet vendi me i pershtatshem me konsensus te dyja paleve. Urdhri 550 tregon ne menyre te qarte pozicionet ne procesin e caktivizimit.

Eshte paradoks dhe pa sens qe njehere te thuhet se une i kam detyruar dhe njehere i paskam perjashtuar. Gerdeci ka qene nje siperfaqe 32 mije metra katrore dhe ka pasur nje tunel. Shefi i Shtabit ka qene 5 dite pas fillimit te punes, ka qene prezent dhe kane deklaruar se aty ishte nje farmaci dhe gjithcka ishte e rregullt, konform te gjitha sigurive.

Mediu: FA s'varen vetem nga une

Per ish-ministrin e Mbrojtjes, FA nuk varen vetem prej tij, por dhe nga segmente te tjera te shtetit. "Strukturat ne FA kane lidhje me Kryeministrin kane edhe lidhje me Presidentin. Nese ministri lajthit apo nuk eshte ne terezi, keta njerez mund t'i ofrojne mendimin e tyre per ceshtje te sigurise", ka deklaruar Mediu. Por, sipas tij, brenda Gerdecit komanda e bashkuar ne vleresimin e tij ka thene qe duhet zhvendosur nga aty ne nje pike tjeter. Vleresimin e kushteve nuk e ben ministri i Mbrojtjes, ai nuk e din se ku eshte Berzhita. "Nuk kam asnje leter qe te thote se Gerdeci nuk eshte nje vend i mire. Une vetem kur ndodhi ngjarja kam ditur se ku ishte Gerdeci. Komanda e Bashkuar eshte Forca e Armatosur dhe eshte forca me e kualifikuar. Ministri i Mbrojtjes nuk eshte ushtar, as oficer, ka struktura te specializuara qe merren me keto ceshtje", tha Mediu.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›