E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pragu mbi 5 per qind penalizues

Partite e vogla politike mbeshtesin modelin gjerman per sistemin zgjedhor, por duan ta kthejne ate sipas variantit shqiptar. Modeli gjerman eshte nje sistem proporcional i personalizuar. Ky sistem zgjedhor eshte i ngjashem me sistemin tone, miks, por ndryshon te numri i deputeteve. Deputetet qe dalin nga sistemi proporcional qe jane 40 nuk do te jene me kaq, te fiksuar. Numri do te varet nga rezultati i zgjedhjeve dhe mund te shkoje ne 60, pra te kete nje rritje prej rreth 20 deputetesh te tjere ne sallen e Kuvendit. Ne kete sistem nuk lejohet koalicioni mes partive politike dhe votimi behet me dy flete, ku ne nje votohet per kandidatin dhe ne nje per partine. E kete pike, te vegjlit duan ta ndryshojne, pasi koalicionet ne Kuvendin shqiptar kane qene gjithnje te pranishme. Por partite e vogla politike duan te ndryshojne dhe nje pike tjeter te ketij sistemi, pragun. Ne sistemin zgjedhor gjerman, pragu elektoral qe lejon partite te hyjne ne Kuvend eshte 5% e votave. Nderkohe qe aktualisht ne Shqiperi eshte 2,5%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›