Praktikat e dyfishta, mjekët: Janë pozitive për vizitat me konsultë të gjerë

Praktikat e dyfishta të mjekëve që siguron në bazë Ligji i ri për shërbimet spitalore që ende nuk është plotësuar me aktet nënligjore, ka sjellë edhe këndvështrimet e para nga ana e mjekëve.
Mjekja Neurologe e spitalit Neurokirurgjikal “Profesor Kurti” në QSUT Entela Basha, tha për RTSH se e sheh me pozitivitet ofrimin e vizitave private pas orarit zyrtar kur bëhet fjalë për raste kur vendosjen e diagnozës duhet ta mbyllësh shpejt dhe saktë si cikël brenda QSUT.
Neurologia Basha thotë se disa vlerësime klinike të fushës që ajo mbulon kërkojnë kohë në nivel diagnostik dhe jo rrallë herë pacienti, megjithë gamën e gjerë të strukturave private, nuk gjen në kohë dhe me cilësi shërbimin e duhur.
Sipas neurologes, QSUT është vendi i duhur ku bashkëpunimi për një diagnozë që kërkon konsultë me bazë të gjerë realizohet në kohë dhe me cilësi.
Ende nuk dihet se me çfarë tarifash do të realizohen praktikat private të mjekëve në spitalet shtetërore pas orarit zyrtar dhe sa favorizuese do të jenë ato në raport çmimet në strukturat private. Megjthë jo të gjithë mjekët mendojnë se kjo do të jetë një praktikë e shpeshtë.
/rtsh/