Rey Manaj, kontratë 3-vjeçare me Watford

Turneu i Rey Manajt në Evropë vazhdon. Sulmuesi shqiptar, i cili luati sezonin e kaluar me fanellën e Spezias si i huazuar, është larguar përfundimisht nga Barcelona dhe ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare me Watford, një klub anglez në pronësi të familjes Pozzo. 25-vjeçari u shpall sot zyrtarisht si lojtari i ri i “Hornets”.
Për Manaj, 5 gola në Serinë A të fundit me skuadrën e Spezias, ka arritur të gjejë një angazhim të ri, në një skuadër me pretendime të qarta. Watford zbriti në Championship vitin e kaluar dhe do të përpiqet të promovohet menjëherë.