Prandeli: Do të luajmë në sulm
“Për ne është shumë e rëndësishme të kalojmë këtë fazë, pavarësisht nëse fitojmë apo jo.” Tekniku vjollcë flet para ndeshjes së kthimit për fazën e fundit eliminatore të Ligës së Kampionëve ndaj portugezëve të Sportingut.
“Mjafton një episod i vetëm për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes, prandaj ne duhet të jemi shumë të përqendruar – vijon Prandeli. Nuk i zë besë Sportingut, që ka në përbërje lojtarë të rëndësishëm nga pikëpamja teknike. Rreziqet? Do të kishte nëse ne do të përpiqemi të mbrojmë rezultatin, por kjo nuk do të ndodhë.”
Pas rezultatit 2-2 në ndeshjen e parë, Fiorentina mund t’i lejojë vetes edhe një barazim 0-0 apo 1-1, por tekniku vjollcë nuk kërkon të rrezikojë. “Nuk duhet të jemi pasivë dhe ta lëmë kundërshtarin të qarkullojë topin. Duhet të jemi agresivë dhe të luftojmë, dua një Fiorentinë perfekte ndaj një kundërshtari që ka më shumë përvojë se ne në kompeticionet ndërkombëtare,”- tha Çezare Prandeli.