Prandelli: Me Spanjën na duhen 2 topa

Cesare Prandelli i ka paralajmëruar lojtarët e tij që të luajnë me seriozitet në ndeshjen ndaj Spanjës. Prandelli tha se luajnë ndaj përfaqësueses më të mirë në botë dhe se duhet të kenë kujdes nga mbajtja e topit nga ana e tyre.
"Kur luan kundër Spanjës duhen dy topa në fushë sepse është e vështirë t’i heqësh topin nga këmbët. Janë skuadra më e mirë në botë. Jemi pa Balotellin, por pa të do të duhet të luftojmë edhe më shumë në sulm. Kemi lojtarë me karakteristika të ndryshme për ta zëvendësuar" deklaroi Prandelli./Indeksonline/