Vëllau i Higuain, e tregon skuadrën e Gonzalos

Nicolas Higuain, vëllau i Gonzalo Higuain ka folur për të ardhmen e sulmuesit të Real Madridit. Nicolas ka thënë se Higuain do të shkojë te skuadra e Arsenalit.
"Dilema ka qenë nëse do të shkojë te Juventusi apo Arsenali. Pasi Juve e ka blerë Tevezin, Gonzalo sipas të gjitha gjasave do të jetë lojtar i Arsenalit. Arsenali ka një lloj marrëveshje me lojtarin e cila do të hidhet në letër së shpejti. Mendoj se kjo situatë do të zgjidhet brenda pak ditësh" deklaroi Nicolas Higuain./Indeksonline/