E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shitën ndeshje, ta harrojnë Evropën

Dy skuadrat e njohura turke, Fenerbahce dhe Besiktas janë përjashtuar nga garat evropiane. UEFA ka marrë vendim që të dy skuadrat të mos luajnë në garat evropiane për shkak të implikimit në trukimet e ndeshjeve.

Fenerbahce u dënua me tre vjet mosprezencë në Evropë, ndërsa Besiktas me 1 vit. Fenerbahce këtë vit do të garonte në Ligën e Kampionëve ndërsa Besiktas në Europa League./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›