E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali e bën të vetin Iscon,për 30 milion euro

Sipas gazetës spanjolle Marca,Isco është lojtari më i ri i Real Madrid. "Los Blancos" dhe Malaga kanë gjetur ditën e djeshme akordin për transferimin në kryeqytet të yllit 21-vjeçar spanjoll. Kampioni i Europës me Spanjë U21 do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me nënkampionët dhe për këtë Reali duhet të paguajë në arkat e Malagas plot 30 milionë euro.

Golden Boy 2012 dhe Real Madrid e patën kontaktin e tyre të parë më 22 maj në "Santiago Bernabeu", por marrëveshja do të zyrtarizohet në ditët e para të korrikut, shkruan "Cadena Ser".

Për momentin Isco po shijon pushimet e tij në Ibiza dhe me çdo gjë tjetër po merret i ati i tij./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›