Pranga 4 grabitësve

Mbrëmë, në pranga përfundoi shtetasi Mariglen Krasniqi, 23 vjeç, lindur dhe banues në Pejë Kosovë, ndërkohë që po punohet për kapjen e shtetasit Endrit Brahimi, 22 vjeç, banues në Fier.
Këta shtetas dyshohet se dje rreth orës 03.00, në rrugën “Reshit Petrela”, në bashkëpunim me njëri–tjetrin, kanë vjedhur lokalin e basteve sportive, në pronësi të një shtetasi.
Për të njëjtën vepër penale, përfundoi në pranga shtetasja Gladfiola Limolla, 24-vjeç, banuese në Kombinat Tiranë, e dënuar më parë për vjedhje. Arrestimi i saj u krye sepse dje rreth orës 11.00, në rrugën e Elbasanit në oborrin e Rektoratit të Universitetit Ndërkombëtar, ka tentuar të vjedhë automjetin tip “Renault”, me ngjyrë blu me targa të huaja, në pronësi të një shtetaseje.
Për konsumim të veprës penale të vjedhjes nga Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë u krye arrestimi në flagrancë i shtetasve Shkëlzen Madani, 26 vjeç, banues në Kodër Kamëz, Shkëlzen Biberi, 26 vjeç, banues në Kodër Kamëz. Ata u arrestuan sepse rreth orës 02.20, pranë karburant “Urani” në Fushë-Mëzez, janë kapur duke vjedhur karburant në serbatorin e mjetit kamion “Volvo”. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. /S.Ll/Start/
2011-05-11 10:38