Elbasan, burg të përjetshëm monstrës vrau 4 vetë
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën “burgim të përjetshëm” për vrasësin serial Haki Miska, i cili akuzohet për 4 vrasje të kryera në kohë e vende të ndryshme në fshatrat e komunës së Lunikut në rrethin e Librazhdit. Prokuroria ka arritur të provojë plotësisht të gjitha krimet e dyshuara të kryera nga 51-vjeçari Haki Miska.
Në mbyllje të procesit hetimor organi i akuzës kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin Haki Miskën si dhe vuajtjen e këtij dënimi në burgun e sigurisë së lartë. Zbardhja e plotë e vrasjeve të kryera prej tij në 15 vitet e fundit u bë pak kohë pasi ai ekzekutoi edhe të ëmën në 4 shkurt të vitit 2010. Autori i këtyre krimeve makabre hodhi dritë mbi 3 ekzekutimet e kryera 16 vitet e shkuara.
Seria e krimeve të kryera prej tij, kishte nisur me dyshimet për tradhti nga ana e së shoqes, Mimoza Miska atëherë 32 vjeçe. Haki Miska, pasi pranoi ekzekutimin e saj, tregoi shkaqet dhe mënyrën si e realizoi atë. Viktimat e radhes te Miskes do te ishin: Qamil Luka, Gani Bruku dhe se fundmi nena e tij, 70-vjeçarja Dije Miska.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)