E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, vetëm gjysma e kutive është numëruar

Numërimi i votave ka rinisur pas një pauze të gjatë nga lodhja e komisionerëve. Puna është ndërprerë rreth orës 01.30 të mëngjesit të sotëm.

Nga 165 Qendra votimi gjithsej deri tani janë numëruar vetëm materialet e 79 kutive për kandidatët dhe forcat politike. Burime nga KZAZ-ja nr. 8 në Durrës, bënë të ditur se ka një diferencë votash në favor të kandidatit “Aleanca për të ardhmen”, Vangjush Dako. Procesi i numërimit do të vazhdojë gjatë ditës pa ndërprerje, tha nënkryetari i KZAZ nr. 8 për bashkinë e Durrësit, Doklead Ademi. /Start/

                                                                                             2011-05-11 10:57
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›