Pranga Këshilltarit të Priftit, Akuza: Vjedhje me dëm 6.5 mln euro
TIRANE-Arrestestohet këshilltari i Ministrisë së Ekonomisë, Privatizimit dhe Energjetikës, se në bashkëpunim ka “vjedhur” materialet e shtrenjta të uzinës së ferro-kromit në Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, në një vlerë të përllogaritur në 6.5 milionë euro.
Këshilltari Eduart Belegu akuzohet se ka kryer veprën penale të “vjedhjes me anë të shfrytëzimit të detyrës” për periudhën 2004-2007, gjatë kohës që ishte administrator i kompanisë koncesionare “Darfo”. Së bashku me të, në pranga kanë rënë edhe drejtorët Artur Belegu e Tonin Gjonaj, si dhe juristi Fatos Pengu. Ndërsa një i pestë është lënë në masën “arrest shtëpie”.
Gazeta Shqiptare zbulon detaje të hetimit për mënyrën se si është bërë vjedhja miliona eurosh. "Sipas burimeve pranë grupet hetimor, Dëmi i shkaktuar shtetit, rezulton në shitjen e materialeve me vlerë, me të cilat vishen pjesët e brendshme të furrës dhe që korrespondon në bronz dhe metale të tjera të shtrenjta.”- shkruan sot GSH.
Sipas kontratës kur “Darfo” mori me koncesion uzinën e ferro-kromit në Kombinatin e Elbasanit, firma koncesionare merrte përsipër rikonstruktimin dhe vënien në funksion të furrave. Sipas GSH-së, grupi hetimor mësohet të ketë konkluduar se uzina e ferro-kromit jo vetëm që nuk është rikonstruktuar sipas kontratës, por i janë shitur materiale me vlerë, të cilat sipas përllogaritjeve të grupit shkojnë në 6.5 milionë euro.
Hetuesit kanë kërkuar verifikimin e të gjitha pasurive dhe të ardhurave të të pandehurve, për të gjetur se ku kanë përfunduar 6.5 mln eurot që rezultojnë të jenë vlera e materialeve që mungojnë në uzinën e ferro-kromit.
Burime nga LSI por edhe nga policia thonë se këshilltari i Priftit Belegu, ka qenë në zyrë kur është njohur me vendimin e Gjykatës nga ana e prokurorit. Sapo ka lënë zyrën, afër ministrisë ai është arrestuar nga forcat e policisë.
Menjëherë pas arrestimit të këshilltarit të tij, ministri Dritan Prifti liroi menjëherë nga detyra zotin Belegu, këshilltar për minierat.
Belegu është një prej themeluesve të parë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në zgjedhjet e fundit parlamentare ai ishte kandidat për deputet në Pogradec, ndërkohë që është anëtar i Këshillit Drejtues të LSI-së dhe kryesisë së kësaj partie. Procesi hetimor për “Darfo”-n ka kohë që është nisur ndaj tij, por ndërkaq kjo nuk e ndali Dritan Priftin që ta merrte në ministrinë e tij si këshilltar, dhe pse do të akuzohej për konflikt të hapur interesash.
(GSH/BalkanWeb)