Pranga Pablo Escobar-it italian, trafikonte 2 ton kokainë në muaj
Kolumbi- Policia kolumbiane thonë se ka kapur shefin e dyshuar të mafias kalabreze të Italisë, i cili është përshkruar si trafikanti më i kërkuar i drogës në Evropë.
Roberto Pannunzi u arrestua në një qendër tregtare në kryeqytet, Bogota, thanë autoritetet.
Ai kishte qenë në arrati që nga viti 2010, kur ai iku nga një klinikë në Romë, ku ishte duke marrë trajtim si i burgosur.
Prokurorët italianë akuzojnë Pannunzi-n për krijimin e tregtisë së kokainës transatlantike midis Italisë dhe Kolumbisë.
Si kreu i dyshuar i mafias kalabreze Ndrageta, ai është i dyshuar se ka ndihmuar për të importuar deri në dy ton kokainë në Evropë në muaj.
Italiani u arrestua të premten me ndihmën e Administratës kundër Drogës së SHBA-ve, tha në një deklaratë ministria kolumbiane e Mbrojtjes.
“Pannunzi, i njohur si Pablo Escobar i Italisë, ishte njeriu më i kërkuar në vend”,- tha ministria e Mbrojtjes në një postin në Twitter.
Roberto Pannunzi u arrestua së pari në Kolumbi në vitin 1994 dhe u ekstradua në Itali, por u lirua kur urdhëri i tij për paraburgim skadoi. Ai u arrestua në vitin 2004 dhe dënua më vonë. Por ai organizoi një arratisje dramatike nga një spital privat në Romë në vitin 2010, ku ai ishte duke u trajtuar për sëmundje të zemrës.
Autoritetet italiane e kanë përshkruar ‘Ndrageta’-n si grupimin më të rrezikshëm dhe më të pasur të vendit të krimit mafias siçiliane dhe duke u bërë një nga organizatat më të mëdha kriminale në botë.
Dorina Bilbili/IDEA/